Rruga Zhur-Dragash, po asfasltohet sipas planit të zgjerimit

Prishtinë,

10 shtator 2020

 

Janë duke vazhduar punimet për zgjerimin dhe asfaltimin e rrugës rajonale Zhur-Dragash, rrugë e cila  lidhë komunën e Prizrenit dhe Dragashit.


Kjo rrugë ka një gjatësi prej 20 kilometrash, punimet janë duke u zhvilluar në asfaltimin e 5 kilometrave si dhe punimet tjera në stabilizimin e trupit të kësaj rruge.


Rruga në fjalë, ka një rëndësi të madhe për këtë rajon duke e lehtësuar qarkullimin e banorëve të kësaj ane dhe në zhvillimin ekonomik të këtij rajoni.

Foto Galeria

Video Galeria