Rreth 430 mijë euro për projektet rrugore të Kaçanikut
Prishtinë
14 gusht 2018
Zëvendësministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu të martën priti në takim kryetarin e komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, me ç’rast nënshkruan memorandumet dhe ankeset që kapin vlerën e 429,180 euro.
Në kuadër të këtyre marrëveshjeve do të realizohen këto projekte rrugore:
1. Asfaltimi i rrugëve lokale në qytetin e Kaçanikut, në vlerë prej 151,741 euro.
2. Asfaltimi i rrugëve Lushi, Gërlicë, Gabrricë, Trupaj, Rezhancë-Dullovi të Kacanikut, në vlerë prej 214,355 euro.
3. Asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Nikë me magjistralen N2, në vlerë prej 63,084 euro.
Zëvendësministri Kadriu dhe kryetari Ilazi, biseduan edhe për rrjedhën e realizimit të projekteve aktuale në Kaçanik.