REPUBLIKA E KOSOVËS, NË VEND TË SERBISË

Pas një komunikimi intenziv dhe te pandërprerë të Ministrisë së Infrastrukturës me institucionet përkatëse të transportit ajror në Bruksel që nga nëntori i vitit të kaluar, me 21 mars Sistemi Global i Rezervimit te biletave Amadeus ka hequr Serbinë dhe e ka zëvendësuar me Republikën e Kosovës në platformen e vet në internet për të gjitha biletat dhe rezevimet që kanë të bëjnë me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Zëvendësimi i cili është bërë në sistemin global të biletave- të rezervimit të biletave është Republic of Kosovo, ndërsa më parë ka qenë, Pristina- Serbia.

Andaj, Ministria e Infrastrukturës, informon se më 10 prill të këtij viti Amadeus do ta heqë edhe kodin RS (që ka qenë për Republikën  e Serbisë) për Aeroportin e Prishtinës dhe do ta zëvendësojë me kodin e Kosovës XK.

Me këtë përmbyllet plotësisht procesi i tyre i brendshëm për vendosjen e Republikës së Kosovës në të gjitha hallkat e sistemit, si shtet ku gjendet  Aeroporti  Nderkombetar i Prishtinë “Adem Jashari”.

Foto Galeria

Video Galeria