Reagim Publik nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit
Prishtinë,
13 shkurt 2020
Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit (MIA), reagon ndaj shkrimeve të fundit të cilat janë adresuar në adresë të kësaj ministrie.
MIA reagon ndaj shkrimeve të fundit duke i vlerësuar si tendencioze, të pabaza dhe kanë për qëllim lansimin e lajmeve lajthitëse.
Ministria është e përkushtuar që të zbatohen me përpikmëri Ligjet ekzistuese të vendit tonë.
U bëjmë thirrje të gjitha mediave që mos të bien pre e spekulimeve dashakeqe të ndikuara nga grupet e ndryshme të interesit, e të cilat për interesa të ngushta të tyre hedhin në opinion pasaktësi dhe të pavërteta.
Ministria e Infrastruktuës dhe Ambientit, mbetet e hapur për bashkëpunim me institucionet e drejtësisë, dhe në vazhdimësi ka treguar gatishmëri për bashkëpunim.
Mbetemi të zotuar në zbatimin e ligjit mbi zbatimin e Administratës Shtetrore, 03/L-189.