Raporti ditor mbi gjendjen e auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale

10 dhjetor 2020


Ministria e Infrastrukturës po vazhdon mbikëqyrjen e kompanive të mirëmbajtjes së auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Republikës së Kosovës.


Në të shtatë regjionet e Kosovës, kompanitë kontraktuese po vazhdojnë aktivitetet e tyre në baza ditore, ku rrjedhimisht konstatohet se:


-Në rajonin Prishtina 1 dhe 2 nuk ka reshje të borës dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme.


-Në rajonin e Pejës, rrugët të cilat mirëmbahen nga Ministria e Infrastrukturës, janë kryesisht të kalueshme, ndërkaq në rrugën N9 Pejë-Kuçishtë-Bogë, ka reshje të lehta të borës dhe po bëhet shpërndarja e kripës sipas nevojës.


-Po e njëjta gjendje e rrugëve është edhe në rajonin e Ferizajt, të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim.


-Edhe në rajonin e Gjilanit nuk ka të reshura të borës dhe rrugët janë krejtësisht të qarkullueshme.


-Rrugët në rajonin e Gjakovës gjithashtu janë të kalueshme, pa reshje bore.


Poashtu mirëmbajtjes dimërore po i kushtohet kujdes i veçantë  edhe në autoudhët e Kosovës. Kësisoj, autoudhët  R6 Doganaj-Hani i Elezit dhe autoudha A6 “Arbën Xhaferi”, janë krejtësisht të kalueshme, pa reshje bore ose ndonjë pengesë tjetër.


Kryesisht, të gjitha rrugët të cilat mirëmbahen nga Ministria e Infrastrukturës, janë të kalueshme dhe të gatshme për qarkullim të lirë të automjeteve.


Ministria e Infrastrukturës mbetet e përkushtuar në mirëmbajtjen e auto-udhëve, rrugëve nacionale dhe rajonale, duke informuar në baza ditore. 

Foto Galeria

Video Galeria