Raportet ditore të mirëmbajtes së rrugëve-MVD

 Prishtinë, 13 janar 2021


Mirëmbajtja dimërore e auto-udhëve, rrugëve nacionale e atyre rajonale

Bazuar në raportin ditor të ditës së sotme, Ministria e Infrastrukturës informon si në vijim:

 

Në rajonin e Gjilanit 1 gjendja e rrugëve është e mirë, është intervenuar në gjitha drejtimet në hedhjen e kripës për shkak të ngricave. Ndërsa në Gjilan 2, të gjitha rrugët janë në gjendje të mirë, në disa pjesë për shkak të reshjeve të shiut ka erodime dhe rrëshqitje të dheut në rrugën Shipashnicë e Epërme Desivojcë në  Kilometrat 55-60. Ndërsa rrugën Kamenicë- Strezoc është shembur ura, po punohet për zgjidhje alternative.

Rruga nacionale N9 , Prishtinë –Pejë në fshatin Vragoli sot janë liruar dy shirita për qarkullimin e automjeteve.

 

Ne rrugën rajonale R220 drejtimi :Prilluzhe-Vushtrri lumi Sitnica ka dal nga shtrati dhe pjesa e rrugës Prilluzhe – Mihaliq është e mbyllur  për komunikacion.

 

Gjithashtu edhe tek Prizreni 2 është intervenuar në  shpërndarjen e kripës në rrugët: R115 Prizren - Prevallë , R113 Zhur -Dragash- Restelicë,R114 Dragash – Brod.

 

Për shkak të temperaturave nën zero (-3) u intervenua në hedhje kripe e rërë në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit  në të gjitha rrugët e regjionit Prishtina 1 si preventivë për parandalim të krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese.

Për shkak të temperaturave nen zero, në Auto-udha R6 Doganaj Hani i Elezit, është intervenuar me hudhje kripe si preventivë për parandalimin e krijimit të ngricave në shtresat qarkulluese.

 

Po ashtu në Peja 1, në rrugën N9 Pejë-Klinë bëhet pastrimi e kanaleve anësore sepse pas vërshimeve ka pasur erodime dhe mbyllje të kanaleve. Po ashtu në kilometrin e 18 të rrugës Pejë-Kuqishtë kujdestarohet 24 orë për shkak të reshjeve ka erodime dhe rrëshqitje të dheut, dhe po intervenohet me eskavator në largim të materialit. Gjithashtu në rrugën R108 Deçan-Kozhnjer bëhet largimi i erodimeve.

 

Kompanitë e mirëmbajtjes janë duke vazhduar punën në të gjitha rrugët që janë nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës. Lusim qytetarët që t’iu përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes.

Foto Galeria

Video Galeria