Qeveria voton pro ndërtimit të kyçjeve të Vitisë dhe Ferizajt në autostradën “Arbën Xhaferi”

Prishtinë, 28 maj 2019

 

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit  njofton se Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesat e Vitisë dhe Ferizajt për kyçjet shtesë në autostradën “Arbën Xhaferi”.

 

Kyçja e Gërlicës së Vitisë, ajo në hyrje të Ferizajt dhe ndërtimi i mbikalimit të Paldenicës së Hanit të Elezit, janë kërkesa  të parashtruara nga banorët dhe drejtuesit e komunave në fjalë si dhe një grupi të deputetëve të kuvendit të Republikës së Kosovës nga legjislatura e kaluar, të miratuara edhe nga anëtarët e Komitetit Drejtues Ndërministror për Zhvillimin e Projektit të Autostradës R6. 

 

Meqë këto ndërhyrje nuk kanë qenë pjesë e projektit fillestar, në vazhdim nevojitet projektim dhe ndërtim i tyre, punë kjo që do të bëhet nga konsorciumi Bechtel Enka, punëkryes të tërë autostradës. 

 

Vendimi për procedim të mëtutjeshëm të punëve në këto projekte, është dëshmi e vendosmërisë së Qeverisë Haradinaj, ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, për plotësim të premtimeve të dhëna ndaj qytetarëve. 

 

MIT njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se autostrada Prishtinë – Hani i Elezit “Arbën Xhaferi”, do të hapet për qarkullim  të automjeteve, të mërkurën (29.05.2019), nga ora 17:00. 

 

Paraprakisht, gjatë ditës, do të mbahet ceremonia zyrtare e përurimit të këtij projekti, organizim ky nën partonatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. 

 

Foto Galeria

Video Galeria