Qeveria Kurti investon 1 milion euro për infrastrukturën rrugore në Shtime!
Sot, së bashku me Kryetarin e Shtimes, Qemajl Aliu, përuam asfaltimin e rrugës Hysiqi, një investim në vlerë prej 350 mijë euro, me gjatësi 1.3 kilometra dhe gjerësi 4 metra.
Ky projekt është pjesë e Memorandumit të Bashkëpunimit në vlerë prej 1 milion euro, përmes të cilit po financohen projekte të rëndësishme infrastrukturore të iniciuara nga Komuna e Shtimes dhe të mbështetura nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
Përveç rrugës Hysiqi, në kuadër të këtij memorandumi po realizohen edhe asfaltimi i rrugëve:
-Adem Jashari
-Tahir Sinani
-Berlini
Këto investime po përmirësojnë infrastrukturën lokale, po rrisin sigurinë në komunikacion dhe po krijojnë kushte më të mira për shtimjanët.
Kliko VIDEO










