Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Mbretërisë së Arabisë Saudite harmonizuan tekstin e marrëveshjes për shërbime ajrore në mes të dy vendeve

 Qeveria e Republikes se Kosoves dhe ajo e Mbreterise se Arabise Saudite harmonizuan tekstin e marreveshjes per sherbime ajrore ne mes te dy vendeve gjate negociatave dy ditore, te udhehequra nga delegacionet teknike ndershtetetore, te mbajtura me 29-30 korrik 2024 ne Riad te Arabise Saudite. 


Harmonizimi i tekstit te marreveshjes eshte fryt i komunikimeve te vazhdueshme te delegacioneve teknike te te dyja vendeve qe nga fillimi i ketij viti, per te krijuar mundesine per fillimin e linjave ajrore direkte ne mes te dy vendeve duke lehtesuar udhetimin e qytetareve, qarkullimin e mallrave dhe sherbimeve si dhe te nxise zhvillimin e biznesit ne te dyja vendet ne menyre sa me te efikase.


Poashtu, delegacionet ndershteterore u zotuan qe ne afat sa me te shkurter te perfundojne procedurat ligjore ne fuqi ne te dyja shtetet, te parapara per nenshkrimin, ratifikimin, dhe hyrjen ne fuqi te kesaj marreveshje.

Foto Galeria

Video Galeria