Punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër po vazhdojnë
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit vazhdon zbatimin e projekteve strategjike që forcojnë lidhjen ndërmjet qytetarëve dhe krijojnë kushte për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në të gjithë vendin.
Punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër po realizohen sipas planit, duke krijuar një lidhje të re ndërmjet veriut dhe jugut të Mitrovicës, me ndikim të drejtpërdrejtë në lëvizjen e qytetarëve, qarkullimin dhe zhvillimin ekonomik në të dy anët e lumit.
Përmes investimeve në infrastrukturë, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po kontribuon në ndërtimin e një Kosove më të lidhur, më funksionale dhe me më shumë mundësi zhvillimi për të gjithë qytetarët.
Vazhdojmë me punë konkrete në shërbim të Republikës së Kosovës.
Kliko VIDEO










