Punimet në udhëkryqin e fshtatit Banullë në rrugën e vjetër Prishtinë-Ferizaj, në përfundim e sipër
Prishtinë
20 gusht 2020
Punimet në asfaltimin e rrethrrotullimit në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, N2 përkatësisht në fshatin Banullë, janë në përfundim e sipër.
Në këtë pjesë është shtruar pjesa e parë e asfaltit, ndërsa janë duke u vendosur anësoret e rrugës si dhe punët tjera që e kompletojnë këtë projekt.
Ky rrethrrotullim dikur ishte udhëkryq, dhe njihej për numrin e madh të aksidenteve me fatalitet, konkretisht identifikohej si pikë e zezë.
Rrethrrotullimi në fjalë është ndërtuar sipas standardeve, dhe e ndihmon qarkullimin më të lehtë të automjeteve duke mos krijuar tollovi dhe aksidente..
Ndërtimi i një rrethrrotullimi të tillë është i një rëndësie të veçantë për qytetarët e komunës së Lipjanit e poashtu edhe për ata të Kosovës, sepse do të rritet niveli i sigurisë në këtë rrugë.