Punime rrugore në Autostradën "Arben Xhaferi" ndërmjet nyjës në pjesën Doganaj-Hani i Elezit

Prishtinë

8 korrik 2020



Ministria e Infrastrukturës, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se duke filluar nga data 11.07.2020 (e shtunë) e deri në përfundim të punimeve, do të ketë punime rrugore në Autostradën \"Arbën Xhaferi\" ndërmjet nyjës në pjesën Doganaj-Hani i Elezit. 


Përgjatë këtij segmenti rrugor, aktivitetet e punimeve në këtë pjesë të kësaj autostrade, do të zhvillohen në  mirëmbajtjen e fugave të dilatimit të Urave.


Gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve, varësisht nga pjerrtësia tërthore e urave, do të bëhet  mbyllja e përkohshme e njërit shirit qarkulluese të trafikut në gjatësi sa nevojitet për zhvillimin e punimeve, duke vendosur shenja të përkohshme adekuate të trafikut për paralajmërim të punimeve rrugore me ç'rast pas përfundimit të punimeve do të largohen menjëherë.


Punimet do të kryhen në dy drejtimet, nyja Doganaj-Hani i Elezit dhe anasjelltas.


Ministria e Infrastrukturës, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri në përfundimin e këtyre punimeve.

Foto Galeria

Video Galeria