Puna për Rehabilitimin e Rrugës Rajonale Zhur – Dragash – Brod, me gjatësi prej 42 km po vijon

Bashke me Kryeministrin z. Albin Kurti, keshilltaren politike te kryeministrit per çeshtjet e komuniteteve, znj. Elizabeth Gowing, dhe me kolege e bashkepunetore, vizituam punimet ne segmentin e rruges Plave-Sharr, rrugeve qe tashme kane marre nje dinamike te re te zhvillimit te punimeve. 


Kjo rruge eshte e ndare ne dy Lote, Lot 1: Zhur – Dragash dhe Lot 2: Dragash – Brod, me vlere te pergjithshme prej: 7,731,053.31 EUR. 


Realizimi i punimeve deri me tani ka perfunduar rreth 70%, dhe pritet qe te jete plotesisht e hapur dhe e aksesueshme per te gjithe drejtuesit e automjeteve deri ne vitin e ardhshem. 


Shpronesimi i pronave solli vonesa ne ecurine e ketij projekti, por po angazhohemi qe te perfundojme te gjitha procedurat e shpronesimeve ne menyre qe puna mos te ndalet deri ne perfundimin e rruges.

Foto Galeria

Video Galeria