Prononcim për media
Lah Nitaj, Shef i kabinetit-këshilltari i Ministrit të Infrastrukturës, Fehmi Mujota, pas akuzave dhe prezantimit të raportit të Institutit Kosovar për Demokraci (KDI), se Ministria e Infrastrukturës (MI), po i favorizon kompanitë që merren me mirëmbajtjen e rrugëve, mbajti një prononcim për media.
Në këtë prononcim, këshilltari Nitaj tha:” Dosja e MVD 2013 është hartuar në pajtim me Ligjin e Prokurimit Nr. 04/L-042.
-Dosjen e tenderit e kanë tërhequr rreth 30 operator ekonomik
-Kriteret e dosjes së tenderit janë kërkesa minimale mbi gjendjen ekonomike dhe financiare dhe ato teknike
-Kriteret e përcaktuara në dosjen e tenderit, janë kritere standarde në përputhje me të gjitha normat e fushës së prokurimit, dhe janë në harmoni të plotë me nevojat dhe kërkesat e shtruara nga ana e Departamentit për Infrastrukturë rrugore, tashmë të standardizuara, marrë në konsideratë edhe faktin se MVD është projekt dhe kategori e specializuar inxhinierike për shkak se bëhet fjalë për Mirëmbajtjen e rrugëve nacionale dhe regjionale të Republikës së Kosovës.
- Autoriteti kontraktues tash e sa vjet me radhë ka konsoliduar praktikat më të mira në zbatimin e punëve të lëmit të mirëmbajtjes verore dhe dimërore të Rrugëve nacionale dhe regjionale. Për kërkesat e tilla minimale AK, ka njohuri se ka treg të mjaftueshëm konkurrues, me çka, madje AK, ju krijon hapësirë të mjaftueshme edhe operatorëve ekonomik me kapacitete të pamjaftueshme, duke i lejuar ata të krijojnë grup të operatorëve ekonomik (konzorciumit), me qëllim të plotësimit të kritereve minimale të përcaktuara në njoftimin për kontratë dhe dosjen e tenderit.
- Gjatë fazës fillestare nga 30 OE sa kanë tërheq dokumentacionin tenderues, ka bërë ankesë vetëm OE ”Magjistralja”-Gjilan.
- Ekspertiza e prokurimit e ka hedhë poshtë ankesën dhe ka rekomanduar që Autoriteti Kontraktues të procedojë më tutje me këtë aktivitet të prokurimit
- Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka caktuar një seancë para panelit shqyrtues të prokurimit sot në orën 10.00, me ç’rast përfaqësuesi i OE ankues nuk është paraqitur në seancë
Autoriteti Kontraktues- Ministria e Infrastrukturës, konstaton se është për keqardhje si disa nga mediet në Kosovës, besojmë pa qëllim, shndërrohen në avokatë të interesave të ndonjë Operatori Ekonomik të caktuar dhe keq-informojnë opinionin edhe kur s’ka asgjë!
Siç shihet nga 30 operator që kanë pranuar dosjen, vetëm njëri nga ta është i pakënaqur. Autoriteti Kontraktues sfidohet pa bazë nga OJQ apo media të caktuara, vetëm se ndonjë OE ka mungesë të kapacitete teknike, profesionale dhe ekonomike.
Organizatat Jo Qeveritare (OJQ-të), në fjalë mund të gjejnë forma shumë më kreative e përmbajtjesore për të vepruar dhe për të realizuar objektivat e veta kudo në Republikën e Kosovës.
Ministria e Infrastrukturës sipas përgjegjësisë që ka, është e përkushtuar të punojë për realizimin e projekteve infrastrukturore mbi 100 sosh gjithandej Kosovës në të mirë të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.