Prezantohet raporti i komisionit për rrëshqitjet e dheut gjatë zgjerimit të rrugës nacionale N2, segmeti në hyrje të Prishtinës në lagjen Veternik
Prishtinë
5 shkurt 2018
Ministria e Infrastrukturës, përmes një konference për media ka paraqitur sot raportin e komisionit të emëruar nga Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, pas rrëshqitjeve të dheut gjatë zhvillimit të punimeve për zgjerimin e rrugës Nacionale N2, segmeti në hyrje të Prishtinës në lagjen Veternik, Lot 1 dhe Lot 2.
Prezantimin e këtij raporti në këtë konferencë e paraqiti zëvendësministri i Infrastrukturës Rexhep Kadriu. Me këtë rast zëvendësministri Kadriu tha:” Ne sapo përfunduam takimin nga raportimi i komisionit, i cili është formuar me vendim të ministrit Pal Lekaj, në momentin kur janë paraqitur rrëshqitjet e dheut dhe të murit mbrojtës në zgjerimin e rrugës N2, në lagjen Veternik në hyrje të Prishtinës. Ky komisioni ka punuar rreth 3 javë në përpilimin e këtij raporti, përfaqësues të këtij komisioni kanë qenë tre profesorë të fakuktetit të Ndërtimtarisë dhe dy përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës. Hartimi i një raporti të tillë bëhet për herë të parë në kuadër të Qeverisë së Kosovës, për të ditur rregullativat se si është dashur të kryhet kjo rrugë. Sipas raportit që ne e morëm nga komisioni, ka të bëjë me hallkat të cilat nuk kanë funksionuar në këtë drejtim, duke u nisur nga projektimi, mbikqyrja, punëkryesi dhe koha e keqe nga të reshurat atmosferike që kanë mbizotëruar ato ditë në Republikën e Kosovës, në fund të nëntorit dhe fillim i dhjetorit. Ky do të jetë një raport preliminar dhe do t’ia dërgojmë kompanisë projektuese, kompanisë që i ka zhvilluar punimet në këtë rrugë dhe pastaj do t’i marrim edhe sygjerimet e tyre, se përse ka ardhur deri tek kjo rrëshqitje e dheut. Jemi të vendosur që të gjitha rrugët që do të ndërtohen në Republikën e Kosovës në vitin 2018, do të jenë rrugë të standardeve Evropiane. Nuk do të lejohet asnjë projekt që për interesa të ndonjë partie politike, apo çështje elektorale të fillojnë punimet, ne do të punojmë sipas standardeve të ndërtimit të rrugëve dhe ashtu siç e meritojnë qytetarët e republikës së Kosovës”.
Ndërsa profesor Naser Kabashi, kryetar i komisionit që e ka bërë vlerësimin se cilat ishin shkaqet e rrëshitjës së dheut në këtë pjesë të kësaj rruge, vlerësoi: „ Detyrën që e ka marrë komisioni, i cili përbëhet nga ekspertë të fushave të ndryshme të fushës së konstruksioneve, gjeomekanikës, hidrologjisë, inxhinierisë së ekzekutimit, ka pasur para vetës një detyrë komplekse, që të nxjerim në pah të gjitha ato që kanë ndodhur. Këtu kemi të bëjmë me një propjektim, i cili i përfshin disa hallka të lidhura në mes veti dhe nëse ndonjëra nga këto dështon, gjithësesi se do të ketë dështime të projektit. Në parim kemi shumë hallka, ndoshta mosrespektimi i kushteve gjeomekanike të vet projektit, pastaj me projektin, i cili ka qenë i bazuar në gjomekanikë, por ka pasur disa ngecje apo shkarje, e më pastaj ajo që e ka ndihmuar këtë, ishin edhe të reshurat, gjithësesi duke përfshirë edhe komponente të tjera që në detaje janë të përfshira në këtë raport.”