PRESIDENTI THAÇI DHE MINISTRI ZHARKU INSPEKTUAN PUNIMET NË AUTOSTRADËN ARBËR XHAFERI
Prishtinë
20 maj 2016
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku inspektuan sot punimet të cilat janë duke vazhduar për ndërtimin e Autostradës Arbër Xhaferi.
Për dinamikën e zhvillimit të këtyre punimeve në këtë autostradë, presidenti Thaçi dhe ministri Zharku, u njoftuan nga përfaqësuesit e kompanisë ndërtuese Bechtel & Enka.
Në prononcimin e tyre për media, ata thanë se ky projekt do të përfundon sipas afatit të paraparë deri në vitin 2018.
Ndërkaq, ndërtimi i Autostradës Arbën Xhaferi e njohur si Rruga 6 ka nisur në fillim të muajit korrik 2014. Segmenti i parë i autostradës Arbën Xhaferi është përuruar në tetor të vitit 2015. Kontrata është nënshkruar në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe kompanisë Bechtel-Enka në vlerë prej 599,944,263.55 euro, në të cilën vlerë është përfshirë edhe TVSH-ja. Gjatësia e përgjithshme e projektit është afërsisht 60 km, kurse afati i realizimit të projektit është 42 muaj.