Po sanohet segmenti i dëmtuar i rrugës në Prevallë

Pjesa e parë e rrugës rajonale R115, nga Prevalla në drejtim të Shtërpcës, ka qenë në gjendje të dëmtuar. Për këtë arsye, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka filluar dje sanimin e këtij segmenti.


Duke qenë se kjo është një zonë turistike me qarkullim të lartë, përfundimi i punimeve do të mundësojë lëvizje më të sigurt dhe më të lehtë për qytetarët, banorët dhe vizitorët që e shfrytëzojnë këtë rrugë.


Kliko VIDEO

Foto Galeria

Video Galeria