Po ndërtohet edhe një URË e RE mbi lumin Ibër!

 Sot bashkë me Kryeministrin Kurti, Ministrin e Punëve të Brendshme Sveçla dhe Kryetarin Peci, shënuam fillimin e punimeve për ndërtimin e Urës së re që do të lidhë fshatrat Zhabar i Poshtëm - Gushac dhe Vinarc i Poshtëm në Komunën e Mitrovicës, ashtu që do ta rrjetëzojë më mirë tërë territorin verior të vendit.


Ky projekt do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e mallrave, e si i tillë do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejmë të zonës, duke iu përgjigjur njëkohësisht nevojave dhe vlerësimeve të institucioneve të sigurisë për qasje të shpejtë dhe efikase në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.


Si Ministri do ta bëjmë maksimumin që punimet të zhvillohen me ritëm të shpejtë, profesionalizëm dhe cilësi të lartë, në mënyrë që ky projekt i rëndësishëm në dobi të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe në të mirë të shtetit të përfundojë sa më mirë e më shpejt.

 

Kliko VIDEO 

Foto Galeria

Video Galeria