Përurohet rruga e re në Stubëll të Epërme të Vitisë
Stubëll e Epërme, 20 nëntor 2016
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku së bashku me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ipeshkëvin Dodë Gjergji, zëvendësministrin Emanuel Demaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë, përuruan përfundimin e punimeve të rrugës në fshatin Stubëll e Epërme në komunën e Vitisë.
Me rastin e përurimit të rrugës, ministri Zharku përgëzoi vendasit për përfundimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor, i cili ka një rëndësi të madhe jo vetëm për banorët e këtij lokaliteti por edhe më gjerë.
Ne do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën rrugore në komunën e Vitisë dhe do të përkrahim financiarisht projektet e tjera prioritare të kësaj zone që do të ndikojnë në zhvillimin e gjithëmbarshëm të saj, tha ministri Zharku.
Kryetari Haliti falënderoi ministrin Zharku dhe Qeverinë e Kosovës për investimet e bëra në këtë komunë dhe shprehu bindjen e tij se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen në përmirësimin e infrastrukturës së kësaj zone në dobi të qarkullimit më të mirë dhe zhvillimit ekonomik.
Ndërsa, ipekëshvi Dodë Gjergji u shpreh shumë i kënaqur për investimet e bëra dhe falënderoi ministrin Zharku për përprahjen e tij në ndërtimin e kësaj rruge shumë të rëndësishme për banorët e Stubllës së Epërme.
Me këtë rast, kryetari i fshatit, Marjan Ramaj, i dha një mirënjohje ministrit Zharku për përkrahjen e tij në ndërtimin e kësaj rruge.
Ky projekt infrastrukturor është financuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Komuna e Vitisë, ka një gjatësi prej 2.5 kilometrash dhe një gjerësi prej 5 metrash.