Përse Varianti përgjatë lumit Drini i Bardhë?
Prishtinë, 10prill 2019
Për shkak tëdebateve të shumta dhe keqinformimit që po shpërndahet nga një grup individësh,po ju japim detaje rreth përzgjedhjes së variantit final të autostradës sëDukagjinit.
Fillimisht deritek përzgjedhja e variantit nga komiteti ndërministror për këtë projekt, janëmbajtur debate publike në të cilat kanë qenë të pranishëm Ministri iInfrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, kompania projektuese, njësitimbikëqyrës e drejtues komunal. Po i referohemi pikërisht komunës së Rahovecittek të cilët nuk kemi hasur një kundërshtim kaq të zëshëm që po paraqitet nëmedie tani për variantin e përzgjedhur.
Për ri-informimtë qytetarëve të kësaj komune dhe informim të gjithë qytetarëve të Republikëssë Kosovës, në vazhdim po ju japim detajet se përse varianti përgjatë lumit Drini i Bardhë është më i favorshëm për Rahovecin.
Gjatë hartimittë varianteve ideore, përveç kritereve teknike që dalin nga detyra projektuese,ne kemi marrë parasysh edhe këto kritere dhe analiza profesionale si:
1. Shpronësimi, (janë marrë për bazë të shpronësohen sa më pak toka bujqësore)
2. Faktori ekonomik, (të jetë me kosto ekonomikisht më i favorshëm),
3. Topografia e terrenit, (janë marrë parasysh gërmimet, mbushjet, urat, tunelet,nënkalime, mbikalimet, viadukte)
4. Gjeologjia dhe hidrologjia, (është marrë parasysh stabiliteti i truallit dhetrajtimi i rrjedhjes ujore),
5. Faktori ekologjik (ndikimet minimale në mjedis, trajtimi i ujëravesipërfaqësore nga rruga flora dhe fauna)
Mbi bazën ekëtyre analizave në konsultim me ekspertët relevant, është përzgjedhur variantiparalel me lumin Drini i Bardhë për të vazhduar me hartimin e projektitdetal, si rezultat i këtyre përparësive krahasuar me variantet tjera, si:
1. Rregullimi i shtratit të lumit Drini i Bardhë,
2. Parandalimi i degradimit të lumit Drini i Bardhë,
3. Shpronësim minimal i tokave bujqësore dhe tokave private
4. Aksi i autostradës kalon më shumë se 70% mbi sipërfaqe të degraduar të tokavebujqësore rreth lumit,
5. Nuk do të ketë as një parcelë të ndarë në dy pjesë, dhe
6. Krahasimet tjera mes dy varianteve (Variant 1 dhe Varianti ka lumi Drini iBardhë)
Krahasimet e përafërta mes “Varianti 1” dhe “Variantit ka lumi Drini i Bardhë”
| |||
Pozicionet:
|
Varianti 1
|
Varianti Drini i Bardhë
|
Diferenca
|
Gjatësia e Auto. (m)
|
27,210.00
|
26,500.00
|
710.00
|
Sipërfaqet të cilat duhet të shpronësohen në K. Rahovecit (ha)
|
136.00
|
40.00
|
96.00
|
Sipërfaqet me pemishte/vreshtari të cilat dëmtohen apo shpronësohen
|
27.00
|
-
|
27.00
|
Gërmimi (m³)
|
13,488,829.00
|
3,493,493.00
|
9,995,336.00
|
Mbushjet (m³)
|
3,249,645.00
|
3,493,493.00
|
(243,848.00)
|
Nënkalimet/Mbikalimet (copë)
|
19.00
|
23.00
|
(4.00)
|
Ura / Viadukte (m)
|
2,650.00
|
520.00
|
2,130.00
|
Lidhjet me autostrada / kyqjet (cope)
|
1
|
2
|
|
*Krahasimetjanë bërë prej fshatit Marmull X=7458208.6527 Y=4691962.2659 derite autostrada R7 X=7479761.3204 Y=4682459.9893
Krejt në fund,ritheksojmë se kosto e ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit do të jetë rreth600 milionë euro, ndërsa do të shpronësohen rreth 623 hektarë, prej të cilavejo të gjitha janë private. Për këto të fundit, vlerësimin nuk e bën Ministria eInfrastrukturës dhe Transportit.
Për gjithë ataqë kërkojnë informata rreth këtij projekti, ju lutem të drejtohen tek MIT dhejo të bien pre e keqinformimeve mbi bazën e politikave ditore.