Përmbyllet java e sigurisë në komunikacionin rrugor

Prishtinë

21 maj 2021

 

Me realizimin e aktiviteteve të parapara është përmbyllur java e gjashtë e sigurisë në komunikacion rrugor.

 

Në kuadër të aktiviteti zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës , Policisë së Kosovës dhe AMRKS, kanë njoftuar nxënësit e shkollës fillore/e mesme e ultë, “ Astrit Bytyçi” rreth rregullave të sigurisë rrugore, në qytetin e Ferizajit.

 

Me këtë rast u shpalos programi për siguri si dhe një film i metrazhit të shkurtër dokumentar, që ka të bëjë me rritjen e sigurisë së fëmijëve në rrugë.


Njëherit falenderojmë Policinë e Kosovës, si dhe AMRKS-në për bashkëpunim në këtë fushatë. 

Foto Galeria

Video Galeria