Përfundon asfaltimi i rrugës Terrn – Kosinë në Ferizaj
Ka përfunduar projekti “Asfaltimi i rrugës Terrn – Kosinë”, një investim me vlerë prej 2,442,542 euro, i realizuar në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit dhe Komunës së Ferizajt, me financim të plotë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
Në kuadër të projektit janë realizuar punime në disa segmente rrugore, përfshirë asfaltimin e rrugës në Koshare në gjatësi prej 1.1 kilometra dhe asfaltimin e rrugës “Bekim Jahiri” në Slivovë në gjatësi prej 700 metrash. Projekti ka përfshirë gjithashtu ndërtimin e një rrethrrotullimi, vendosjen e dy shtresave të asfaltit, si dhe ndërtimin e trotuarit në gjatësi prej 550 metrash.
Ky investim përmirëson qarkullimin, rrit sigurinë rrugore dhe krijon kushte më të mira për qytetarët e kësaj ane.
Kliko VIDEO










