Njoftim për urdhëresën e re

Me qëllim të mbrojtjes së rrugëve nga dëmtimi për shkak të qarkullimit të automjeteve të Transportit të mallrave me peshë të madhe, sot ministri I Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës, Fatmir Limaj, nëshkroi një urdhëresë të re, me të cilën ndalohet përkohësisht transporti I automjeteve me peshë mbi 12,5 ton në rrugët magjistrale dhe rajonale të Kosovës.

 

Kjo urdhëresë hyn në fuqi nga data 22.07.2010 nga ora 10:00 deri në 18:00 dhe vlen deri në nxjerrjen e urdhëresës së re.

 

Nga urdhëresa përjashtohen automjetetet e transportit të prodhimeve bujqësore sezonale dhe qarkullimi në akset rrugore ku zhvillohen punimet për ndërtimin e rrugëve.

Foto Galeria

Video Galeria