Njoftim për rrëshqitje të gurëve dhe dheut në rrugën Prizren - Prevallë

Prishtinë, 26 qershor 2020

 

Ministria e Infrastrukturës, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se në rrugën rajonale R-115 Prizren - Prevallë, kilometri i 18-të (në afërsi të fshatit Gornje Sello), të premten (26.06.2020), ka ndodhur një rrëshqitje dheu dhe gurësh nga pjesët anësore.


Kompanitë e kontraktuara nga MI, tashmë kanë pastruar këtë aks rrugor, por luten të gjithë qytetarët që lëvizin me kujdes të shtuar në këtë pjesë apo të udhëtojnë për në këtë destinacion nga rrugët e tjera ekzistuese.


Shoferët e mjeteve të rënda (mbi 3.5 ton) apelohet të evitojnë kalimin këndej, duke shfrytëzuar rrugët alternative.

Foto Galeria

Video Galeria