Njoftim për operatorët dhe ngasësit e mjeteve te rënda
Një ndër shkaqet kryesore të dëmtimit të infrastrukturës rrugore është qarkullimi i mjeteve të rënda të mbingarkuara, të cilat tejkalojnë kufijtë e lejuar të peshës.
Çdo vit investohen qindra miliona euro nga paratë e taksapaguesve për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve. Prandaj, këto investime duhet të mbrohen dhe nuk mund të lejohet që të dëmtohen si pasojë e mosrespektimit
të kufijve të lejuar të peshës.
Gjatë sezonit veror, për shkak të temperaturave të larta, rreziku i dëmtimit të asfaltit rritet edhe më shumë. Për këtë arsye, kërkohet kujdes i shtuar dhe respektim i rreptë i kufizimeve nga të gjithë operatorët
ekonomikë dhe drejtuesit e mjeteve të rënda.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të jetë vazhdimisht në terren, duke zhvilluar kontrolle të rrepta për të parandaluar dëmtimin e infrastrukturës rrugore.
Vetëm më 1 korrik 2026 janë shqiptuar 24 kundërvajtje ndaj mjeteve që kanë tejkaluar peshën e lejuar, në vlerë të përgjithshme prej 13,910 euro, prej të cilave 13,140 euro ndaj operatorëve ekonomikë dhe 770 euro
ndaj personave fizikë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit do të jetë rigoroze në zbatimin e ligjit dhe në mbrojtjen e infrastrukturës rrugore. Kontrollet do të vazhdojnë dhe nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që, përmes mbingarkesës,
rrezikojnë sigurinë në komunikacion dhe dëmtojnë rrugët tona.
U bëjmë thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të mjeteve të rënda që t’i respektojnë kufijtë e lejuar të peshës dhe të kontribuojnë në ruajtjen e infrastrukturës që ndërtohet me paratë e qytetarëve.
Kliko VIDEO










