Njoftim për medie
Prishtinë, 24 korrik 2020
Nesër (e shtunë, 25 korrik 2020), Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të merr pjesë në vendosjen e një laure në hekurudhë, në fshatin Grabovc-Fushë Kosovë. Pas kësaj, ministri do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e linjës 10, e cila është duke u ndërtuar nga Fushë-Kosova deri në Han të Elezit.
Vendtakimi: Parkingu i ministrisë së Infrastrukturës.
Ora: 09:45
Ftojmë medien tuaj të përcjellin nga afër këtë aktivitet të ministrit Abrashi.