Njoftim për medie
Prishtinë
5 janar 2017
Duke u bazuar nga të dhënat të cilat i kemi marrë nga terreni, pas reshjeve të fundit të borës, të gjitha rrugët rajonale dhe Autostrada Ibrahim Rugova janë të kalueshme.
Edhe pse reshjet e borës janë duke vazhduar Ministria e Infrastrukturës, ka angazhuar të gjitha ekipet në të gjitha rajonet e Kosovës, për mirëmbajten e rrugëve për të siguruar qarkullim normal të automjeteve.
Njëherit kërkojmë nga qytetarët e vendit tonë që të jenë të pajisur me paisjet dimërore si dhe të kenë kujdes gjatë vozitjës.