Njoftim për medie
Prishtinë, 22 nëntor 2016
Të mërkurën, më 23 nëntor 2016, në orën 13.00, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do të përurojë përfundimin e punimeve për fazën e parë të projektit të asfaltimit të rrugës Deçan Kozhnjerë, kurse përurimi do të bëhet tek ura në fshatin Lloqan.
Po ashtu, ministi Zharku do të inaugurojë fillimin e punimeve projektet infrastrukturore si vijon:
Në qendër të Deçanit do të inaugurohet projekti për asfaltimin e rrugës Dëshmorët e Deçanit, në rrugën e Dobrunjave do të inaugurohet projekti për asfaltimin e rrugës Isa & Valdet Kuçi (drejtimi Kanali i Belegut) dhe në fshatin Isniq do të inaugurohet projekti për asfaltimin e rrugëve Skënder Rexhahmetaj - Ali Musa.
Ftohen mediet të përcjellin këto aktivitete.