Njoftim për media-Nis kampanja për sigurinë rrugore: “Lidhni rripin e sigurisë, një çast shpëton jetë”
Ju njoftojmë se nesër më 6 tetor 2026 (E martë), duke filluar nga ora 11.00,në Hotel “Sirius”, do të lansohet fushata rajonale për sigurinë rrugore: “Lidhni rripin e sigurisë, një çast shpëton jetë”.
Fjalën hapëse të nivelit të lartë, do ta mbajë TÄlis Linkaits, Drejtor, Sekretariati i Komunitetit të Transportit.
Zef Morina, Zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Transportit,
Z. Alexandru Albu, Zëvendësshef i Bashkëpunimit, Zyra e BE-së si dhe përfaqësuesi i Policisë së Kosovës.
Gjatë lansimit zyrtar të kësaj fushate, do të prezantohen objektivat e fushatës, aktiviteteve të komunikimit dhe dukshmërisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, si dhe mesazhet kryesore mbi sigurinë, si dhe shfaqja e videove të fushatës.










