NJOFTIM PËR MEDIA

 Prishtinë, 5 korrik 2016

 

Të mërkurën, më 6 korrik 2016, në orën 15:00, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë do të marrë pjesë në inaugurimin e vazhdimit të asfaltimit të rrugës Botushë-Koshare, me gjatësi prej 8.3 kilometrash.

Vlera e kontratës së këtij projekti është 725,252.49 €, ndërsa procedurat e prokurimit i ka kryer Ministria e Infrastrukturës, e cila është edhe investitore e realizimit të projektit.

Projekti i kësaj rruge fillon nga fshati Botushë dhe vazhdon deri në Koshare, pikërisht te varrezat e dëshmorëve të rënë në betejën e Kosharës.

Afati për realizimin e projektit është 180 ditë pune.

Foto Galeria

Video Galeria