Njoftim për media
Ministria e Infrastrukturës, me qëllim të njoftimit sa më të plotë të opinionit publik dhe transparencës lidhur me kontratën për ndërtimin e Autostradës së re “Prishtinë - Hani i Elezit”, Rruga 6, nesër ( e martë, 8 korrik 2014 ) organizon qasje për të interesuarit në Kontratën e nënshkruar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konsorciumit fitues “Bechtel & Enka”.
Te interesuarit mund të kenë qasje në dokumentin e Kontratës në lokalet e Ministrisë së Infrastrukturës, Sheshi “Nënë Tereza” p.n. kati i dytë, nga ora 9:00-15:00.
Zyra për Informim e MI