Njoftim për media
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, priti në kabinet Prof. Lavdim Osmanajn, Drejtor i Institutit për Inovacion, Ujë dhe Ambient në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit dhe angazhimin e ekspertizës akademike në adresimin e sfidave gjatë realizimit të projekteve infrastrukturore, veçanërisht në çështjet që lidhen me ujërat nëntokësore, drenazhimin, rrëshqitjet e dheut dhe stabilitetin e terrenit.
Përfshirja e profesionistëve dhe institucioneve akademike mundëson që problemet teknike të trajtohen mbi bazën e analizave të sakta dhe me zgjidhje të qëndrueshme.
Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë dhe Universitetit të Prishtinës do të konkretizohet në projektet ku kërkohet ekspertizë e specializuar.
Kliko VIDEO










