Njoftim për Debat Publik
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-214 për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, Neni 20, pika 2 dhe 4, Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, planifikojnë të organizojnë:
DEBAT PUBLIK
Për Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Rehabilitimin e rrugës Nacionale N 25.3: segmentin Kllokot - Gjilan.
1. Njoftohet publiku i interesuar se me datë 07. 02. 2017 në ora 10.30, në sallën e kuvendit Komunal të Vitisë në Viti, do të organizohet debat publik nga Ministria e Infrastrukturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
2. Njoftohet publiku i interesuar se me datë: 07. 02. 2017 në ora 11.30, në sallën e Shtëpisë së Kulturës së Kllokotit në Kllokot, do të organizohet debat publik nga Ministria e Infrastrukturës, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
3. Njoftohet publiku i interesuar se me datë: 07. 02. 2017 në ora 14.00, në sallën e kuvendit Komunal të Gjilanit në Gjilan, do të organizohet debat publik nga Ministria e Infrastrukturës , në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.