Njoftim i Ministrisë së Infrastrukturës për hapjen e Aeroporti Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari

Pas përgatitjeve të vazhdueshme dhe koordinimit me të gjitha institucionet relevante gjithmonë duke pasur parasysh pandeminë Covid - 19 dhe ne koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe sipas rekomandimeve të Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të hap hapësirën ajrore nga data 28 qershor 2020. 


Duke u bazuar në situatën aktuale Aeroporti i Prishtinës do të hapet pjesërisht dhe vetëm për linjat e rregullta ajrore të domosdoshme që kthehen brenda natës si dhe për të gjithë qytetarët te cilëve iu rekomandohet që ta kenë testin RT-PCR negative jo më të vjetër se 4 ditë por qe ky test nuk është i obliguar. 

 

Duke ju dëshiruar mirëseardhje gjithë atyre që vendosin të vijnë në Kosovë dhe duke iu dëshiruar rrugë të mbarë të gjithë atyre që vendosin të udhëtojnë nga ANP Adem Jashari, Ministria e Infrastrukturëiu rekomandon që t’i respektoni masat për parandalimin e përhapjes së Covid - 19 të cilat i ka rekomanduar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës.

Foto Galeria

Video Galeria