Njoftim
Ju informojmë se të dielen, më 15.11.2015, në orën 10:00, Ministria e Infrastrukturës, me rastin e 15 Nëntorit, Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore, do të organizojë konferencë për media, e cila do të mbahet në objektin e MI, salla B-202.
Me këtë rast ftoheni që të jeni pjesë e këtij aktiviteti.
Po ashtu ju njoftojmë se po të njëjten ditë, së bashku me Policinë e Kosovës, duke filluar nga ora 11:00, në dy pika hyrëse do të organizohet shperndarja e fletushkave për shoferët në rrugë. Dy pikat e kontrollit do të jenë hyrja nga Peja te Dilloni benz (Fushë-Kosovë) dhe hyrja nga Ferizaj te QMI.
Ftohen mediat që të përcjellin këtë aktivitet.