NJOFTIM

Ministria e Infrastrukturës i ka ndërprerë kontratën nr. 042/2011, me numër të prokurimit M.I./11/029/511 dhe aneks-kontratën nr. A/017/2012 operatorit ekonomik N.N.T. “Kastrioti” nga Prishtina për projektin “Rehabilitimi i rrugës Llukavc-Tomoc-Kovragë, segmenti Tomoc- Kovragë-Istog”, pasi që kompania në fjalë nuk i është përmbajtur kontratës me Ministrinë e Infrastrukturës dhe ka tejkaluar të gjitha afatet ligjore.

Ministria e Infrastrukturës po përcjell me vëmendje realizimin e të gjitha projekteve të saj nga operatorët ekonomikë që kanë kontrata me të. Ministria kërkon nga ta që t’u përmbahen kushteve dhe afateve të përcaktuara me kontratën sipas Ligjit të Prokurimit, në të kundërtën do të jetë e detyruar që të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore ndaj cilitdo operator të papërgjegjshëm, gjë që nuk do donim të ndodhë.

Foto Galeria

Video Galeria