NJOFTIM

Gjatë reshjeve të fundit në rajonin e Dukagjinit, nga rrjedha e lumit Drini i Bardhë është dëmtuar nënstruktura e urës në rrugën nacionale M9.1 në fshatin Rakovinë të komunës së Gjakovës, për ç’arsye zhvillimi i komunikacionit mbi urë është bërë i pasigurt.

 

Duke pasur parasysh këtë gjendje, ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Fehmi Mujota nxori një vendim, me të cilin ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve në rrugën nacionale M9.1 në segmentin e urës mbi lumin Drini i Bardhë në fshatin Rakovinë, komuna e Gjakovës.

 

Gjatë ndalimit të qarkullimit mbi këtë urë, pjesëmarrësit në komunikacion mund t’i shfrytëzojnë rrugët alternative:  rrugën rajonale  R111  Xërxë-Ratkoc-Kramovik, ose rrugën rajonale  R110 Xërxë-Rahovec-Malishevë.

 

Mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit do ta bëjë Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë e Rrugëve.

 

Ky vendim mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër.

 

Foto Galeria

Video Galeria