NJOFTIM

Njoftohen qytetarët e Kosovës se, duke filluar nga data 01.04.2011, Inspektorati i Ministrisë së Infrastrukturës, në bazë të planit operativ dhe të plan-programit të punës, si dhe në bashkëpunim me inspektorët e kuvendeve komunale dhe Policinë e Kosovës, do të ndërmarrë një aksion për parandalimin e transportit ilegal me kombibusë.

 

Meqë në tërë territorin e Kosovës ekziston transporti me autobusë, të cilët janë të pajisur me dokumentacion përkatës, të lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës, luten qytetarët që, për arsye të sigurisë, të mos e përdorin transportin ilegal me kombibusë.

 

Gjatë aksionit do të ndalohen të gjithë kombibusët ilegalë, ndërsa qytetarët do të zbriten.

Foto Galeria

Video Galeria