Njoftim

Nesër, e marte 28 dhjetor 2010, ora 13:30, në lokalet e MTPT - së, ministri i Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, do të mbajë konferencën e fundvitit për media, në të cilën do të prezantohet raporti vjetor i të arriturave të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit gjatë vitit 2010.

Ftohen të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara që ta përcjellin këtë konferencë, me të cilën përmbyllen aktivitetet njëvjeçare të MTPT-së. 

 

Pas konferencës, për të pranishmit do të organizohet një koktej i rastit.

Foto Galeria

Video Galeria