Njoftim
Nesër, 29 tetor 2010, (e premte), ora 13.00, Ministri i Transportit dhe Postë - Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga kryetari i komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, do ta bëjë përurimin e rrugës së fshatit Tërstenik të kësaj komune, në magjistralen Prishtinë - Skenderaj (Drenas-Skenderaj, në dalje të Drenasit - në drejtim të Skenderajit).
Ftojmë të gjitha mediat ta përcjellin këtë ngjarje.
Transporti është i siguruar.
Konfirmojeni ardhjen tuaj, ne këtë numër telefoni: 044/ 186-277
Nisja bëhet në orën 11.30 nga ndërtesa e MTPT-së.