Njoftim
Nesër, 20 gusht e premte, ora 14.00, Ministri i Transportit dhe Postë – Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Ferizajit, z.Bajrush Xhemajli, kryetari i Komunës së Kaçanikut, z.Xhabir Zharku, kryetari i Komunës së Shtërpces, Bratislav Nikoliq, do ta bëjnë përurimin e rrugës regjionale Doganaj – Greme – Baincë – Ferizaj, rrugë e cila përshkon territorin e këtyre tri komunave.
Ftojmë të gjitha mediat ta përcjellin këtë ngjarje.
Transporti është i siguruar, nisja bëhet ne orën 12.00 nga lokalet e MTPT-së.
Konfirmojeni ardhjen tuaj në nr. 044/186-277.
Njofton Zyra për Informim Publik - MTPT