Njoftim
Kemi nderin të ju informojmë, që në vazhdën e ekzekutimit të projektit për Partneritetin Publiko Privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Ministri Fatmir Limaj në një ceremoni solemne sot do të bëj nënshkrimin e Kontratës për Partneritet Publiko Privat për operimin dhe zgjerimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, me kompaninë fituese Konzorciumin Turko- Francez ' Limak- Aerport De Lyon'.
Ju ftojmë që të merrni pjesë në ceremoninë solemne të nënshkrimit të kësaj kontrate
Ceremonia e nënshkrimit do te mbahet me:
12 Gusht 2010
Ndërtesa e Qeverisë, Salla P - 38, në orën 14:00.
Njofton Zyra për Informim e ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit