NJOFTIM
Ministria e Transportit dhe Post-Telekomit njofton se nga sot me datë 26.07.2010, për shkak të ndryshimit të kushteve klimatike, përkatësisht uljes së temperaturave, shfuqizon përkohësisht Urdhëresën e datës 22.07.2010 me numër protokolli 964/10 e cila ka ndaluar përkohësisht qarkullimin e automjeteve mbi 12,5 tonë, në rrugët magjistrale dhe rajonale të Kosovës.
Deri në një vendim tjetër, qarkullimi i të gjitha automjeteve do të zhvillohet i lirë dhe pa kufizime në të gjitha akset rrugore të Republikës së Kosovës.