Njoftim
Në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 1.3(ç) të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2001/19 mbi Degën e Ekzekutivit të Institucioneve Vetëqeverisjes në Kosovë, sot, dt. 21. 07. 2010, Ministri i Ministrisë së Transportit dhe Postë – Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, ka marrë vendim që përkohësisht të ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 3.5 tonë, nga ora 8.00 deri në orën 20.00.
Më poshtë gjeni të bashkangjitur përmbajtjen e urdhëresës.
URDHËRESË
- Për shkak mbrojtjes së rrugëve nga peshat e rënda gjatë temperaturave të larta, nga data 21. 07. 2001, duke filluar nga ora 8.00 deri në orën 20.00, ndalohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve më të rënda se 3.5 tonë, në rrugët magjistrale dhe rajonale të Republikës së Kosovës.
- Urdhëresa hyn në fuqi menjëherë.
- Urdhëresa mbetet në fuqi deri në nxjerrjen e urdhëresës tjetër.
Njofton Zyra për Informim Publik – MTPT