Njoftim
Ministri i Transportit dhe Postë - Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga kryetari i komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe kryetari i komunës së Lipjanit, Shukri Buja, nesër (06 korrik), ora 11.00, do të vizitojë punimet që janë duke u bërë në rrugën, e cila e lidhë komunën e Gjilanit me komunën e Lipjanit.
Ftojmë të gjitha mediat ta përcjellin këtë ngjarje.
Transporti është i siguruar. Nisja bëhet në ora 09.30, nga lokalet e MTPT - së.
Njofton Zyra për Informim Publik - MTPT