Njoftim
Ministria e Transportit dhe Postë - Telekomunikacionit me datën 17.06.2010 ka nxjerrë urdhëresën administrative për ndalimin e qarkullimit të të gjitha automjeteve mbi urë në rrugën magjistrale M2 ( Prishtinë - Mitrovicë ), për shkak të qëndrueshmërisë dhe stabilitetit të pasigurtë.
Sipas kësaj komunikate, nga data 17.06.2010, komunikacioni do të zhvillohet nëpërmjes "by-passit" të ndërtuar në dalje të Prishtinës në drejtim të Mitrovicës si dhe rrugët Shkabaj - Kastriot - Fushë Kosovë, Milloshevë - Lebanë dhe hyrja Arbëri - Prishtinë.