NJOFTIM

Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, njofton se në urën e Badovcit, në magjistralen M25.2, në fshatin Hanrovc, është shkaktuar një dëmtim serioz, i cili mund të paraqesë rrezik për trafikun që zhvillohet nëpër atë rrugë.

Me qëllim të sanimit sa më të shpejtë të këtij dëmtimi, Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit ka kërkuar nga kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e kësaj rruge që të angazhohet për sigurimin e zgjidhjes alternative për zhvillimin e komunikacionit gjatë tërë kohës sa do të zgjasë riparimi i dëmtimit të konstatuar.

 

Për zgjidhjen e këtij problemi shërbimi përkatës i MTPT do ta informojë opinionin me kohë, njofton Zyra për Informim Publik e MTPT-së.

 

 

URDHËRESA ADMINISTRATIVE

 

 

Në mbështetje të nenit 5.4 (c) të Rregullores nr. 2001/19 dhe nenit 223.1 të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin rrugor, Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit ka nxjerrë urdhëresën administrative për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të të gjitha automjeteve  në njërin drejtim në rrugën magjistrale 25.2 Prishtinë-Gjilan për shkak të dëmtimit serioz të urën në fshatin Handrovc, duke filluar nga data 16 qershor 2010.

Kjo urdhëresë hyn në fuqi menjëherë dhe do të vlejë deri në sanimin e urës së dëmtuar dhe nxjerrjes së urdhëresës tjetër administrative.

 

Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit sot ka nxjerrë edhe urdhëresën e dytë administrative për ndalimin e qarkullimit të të gjitha automjeteve mbi urë në rrugën magjistrale M-2 Prishtinë-Mitrovicë për shkak të qëndrueshmërisë dhe stabilitetin të pasigurt nga data 17 qershor 2010. Komunikacioni do të zhvillohet nëpërmjet by-passit të ndërtuar afër urës në dalje të Prishtinës në drejtim të Mitrovicës.

Edhe kjo urdhëresë hyn në fuqi menjëherë.

 

Foto Galeria

Video Galeria