Njoftim
Njoftojmë të gjitha palët e përfshira në procesin e testimit të kandidatëve për Patentë Shoferi se: në përputhje me nenin 66 të Ligjit Nr. 05/L – 064 për Patentë Shoferi, paragrafit 1 të nenit 21 dhe paragrafit 2 të nenit 37 të Udhëzimit Administrativ Nr.14/2017 për dhënien e provimit për Patentë-Shoferi, se nga data 01.09.2017 kandidatët do t’i nënshtrohen provimit në pjesën praktike në dy faza:
1. Testimi në Poligon, dhe
2. Testimi në Rrugët Publike.
Kjo vlen për të gjithë kandidatet e të gjitha kategorive për Patentë Shoferi. Ministria përkatësisht Departamenti për Patentë-Shofer, ka bërë të gjitha përgatitjet teknike dhe profesionale në mënyrë që të fillohet me kohë dhe në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.