NJOFTIM

Ju njoftojmë se të dielën, më 25 prill 2010, do të organizohet ceremonia festive me rastin e fillimit të punimeve në Autostradën Morinë –Merdar.

 

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Sali Berisha, Ministri i Transportit Shqiptar z. Sokol Olldashi, Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit z. Fatmir Limaj, Deputetë të Parlamentit të Kosovës, Ministra dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë, përfaqësues të partive politike, opozitare dhe partive tjera, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare të cilët gjinden në vendin tonë, si dhe përfaqësues të komunave.

 

Për këtë eveniment të rëndësishëm, Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe zyra e Informimit Publik të  Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, do të organizojnë udhëtimin për përfaqësuesit e mediave, që do të shfaqin interes për të përcjellje nga afër këtë aktivitet.

 

Kërkojmë nga ju që të caktoni ekipin e medias tuaj, gazetarin dhe kameramanin, përkatësisht fotoreporterin.

 

Ju informojmë që nisja për në ceremoninë e përurimit të fillimit të punimeve në Morinë bëhet para objektit të Qeverisë – te Teatri, të dielën, më 25 prill 2010, në orën 08:00 të mëngjesit.

 

Ju lutem që emrat e ekipit tuaj të na i dërgoni sa ma shpejt që është e mundur në këta numra telefoni:

 

044/ 174-278 dhe

044/ 186-277

 

 

Njofton Zyra për informim Publik

Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit

Foto Galeria

Video Galeria