Njoftim
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, gjatë ditës së sotme janë krijuar vështirësi në qarkullim në dy segmente rrugore: në fshatin Dardani, Komuna e Ferizajt, si dhe në segmentin ndërmjet Sllatinës dhe Komoranit, te lokacioni i njohur si Krroni i Mbretit, në Komunën e Drenasit.
Aktualisht, qarkullimi është rikthyer plotësisht dhe të dy segmentet janë të hapura për komunikacion.
Këto probleme përsëriten sa herë që ka reshje të mëdha, për shkak të mungesës së një sistemi adekuat për largimin e ujërave atmosferike. Për këtë arsye, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit tashmë është duke hartuar projektin për rehabilitimin e segmentit Ferizaj - Kllokot që kalon nëpër Sojevë, ku do të përfshihet edhe ndërtimi i sistemit të kanalizimit atmosferik, me qëllim të zgjidhjes së përhershme të këtij problemi.
Lusim të gjithë ngasësit që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin e tyre.










